Këngëtarja Genta Ismajli po jeton historinë më të bukur të dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta. Ky i fundit ka treguar se është shumë romantik dhe këtë e ka zbuluar këngëtarja me anë të postimeve në rrjetet sociale.



Këtë herë ka qenë radha e këngëtares ta surprizojë, në ditën e lindjes. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet partneri i saj. Ajo që tërhoqi vëmendje janë edhe çantat “Louis Vuitton” që ndodhen mbi tavolinë, duke na çuar direkt te dhuratat luksoze që Genta mund t’i ketë bërë.

Kujtojmë se prej kohësh thuhet se këngëtarja është në rpitje të ëmbël, madje kanë qarkulluar edhe disa foto që pretendojnë se tregojnë barkun e saj të rrumbullakosu. Mirëpo, vetë Genta ende nuk ka konfirmuar asgjë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All