Këngëtaret Fifi dhe Eneda Tarifa ishin në qendër të vëmendjes vitin e kaluar, pas përfundimit të ‘’Këngës Magjike’’, pasi u spekulua se  miqësia e tyre mori fund. Për më tepër, vajzat nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.



Së fundmi, këngëtarja e dashur për publikun Fifi ka zbuluar me anë të një postimi në “Instagram” se çfarë marrëdhënie gëzon me Eneda Tarifën.

“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan. Ne ishim dhe jemi shoqe”, ka shkruar Fifi krah fotos ku shfaqet me Tarifën gjatë xhirimeve të “Shiko Kush Luan”.

Kështu, Fifi ka hedhur poshtë spekulimet për prishjen e raportit midis saj dhe Enedës, duke treguar se vazhdojnë të jenë mike të mira.


Flash Lajme

Më të lexuarat