Pandemia COVID-19, kohëve të fundit ka prekur edhe artistë të ndryshëm të estradës shqiptare.

I fundit që u prek nga një virus i tillë është reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe për audiencën si Stresi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka theksuar se do të shkojë të vetizolohet.

“Konfirmohet, jam pozitiv. Ruani vetën, unë po shkoj menjëherë të vetizolohem”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.

Ajo në imazhin e ndarë shihet duke vozitur makinën, teksa në të njëjtën kohë është duke përdorur telefonin.

Sidoqoftë kësaj, Stresi këto kohë ka qenë duke e promovuar këngën e re “Bad Girl” në bashkëpunim me Morena Tarakun. /Telegrafi/


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All