Djali i Silvio Berlusconi, Luigi Berlusconi i ka dhënë fund beqarisë pak ditë më parë me Federica Fumagalli me një ceremoni intime dhe të blinduar në Bazilikën e Sant’Ambrogio në Milano.

Pas nëntë vitesh dashuri, ata i thanë “po” njëri-tjetrit. Çifti zgjodhi të mbante një profil të ulët që i ka shoqëruar gjithmonë, duke preferuar që ditën e madhe ta ndanin me një numër të vogël njerëzish.



auto_074157400-e3aff7fe-4d89-40bf-855a-33c1056a7c4c1602687107auto_074157300-1c81613d-3bc4-4c59-925d-1284defa22ca1602687108
<
>

Silvio Berlusconi mungoi në kishë, por mori pjesë në pritje në në Villa Belvedere me partneren e tij Marta Fascina. Vetëm disa miq të ngushtë morën pjesë në dasmën e djalit të vogël të Silvio Berlusconit dhe Veronica Larios. Brenda bazilikës milaneze, të ftuar ishin rreth 35 persona duke përshirë motrat e dhëndrit Barbara dhe Eleonora me bashkëshortët e tyre, motër Marina dhe nënën Veronica.


Flash Lajme

Më të lexuarat