Sara Hoxha u bë e njohur për publikun shqiptar, si e dashura e reperit Ledri Vula. Çifti tashmë po presin edhe fëmijën e tyre të parë.

Në disa postime në Instagram, ku Hoxha kujton gjyshin e saj të ndjerë, kuptuam që ajo është mbesa e artistit akrobat shumë të njohur shqiptar, Telat Agolli.

“Janë bërë katër vjet, dhe unë ende nuk ta besoj që nuk je më në mesin tonë. Ti ishe dhe gjithnjë do të mbetesh legjenda jonë, gjysh”, shkroi Hoxha në një postim ku shihet Agolli në elementin e tij si akrobat.

Ajo shprehet se ende krenohet kur thotë se është mbesa e Telat Agollit, që njihej edhe si “Bad Spenseri shqiptar”, duke iu referuar ngjashmërisë fizike të pamohueshme me aktorin italian, Bud Spencer.

Agolli, i cili prej vitesh kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara, ka qenë ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist. Lindur më 15 shkurt 1932, gjatë karrierës së tij, Agolli ka qenë edhe kampion kombëtar absolut për 20 vjet, 1950-1972, në ngritje peshe, me 99 rekorde kombëtare.

Ai është nderuar me shumë tituj si: mjeshtër sporti, mjeshtër i Merituar i sportit, Nder i sportit shqiptar dhe Nder i sportit të peshëngritjes në vitin 2010.

Gjithashtu, ai ka marrë edhe një seri vlerësimesh si Mirënjohje nga Komiteti Olimpik Shqiptar, kupa dhe medalje të ndryshme, dhënë në spektakle artistike e ceremoni sportive.

Agolli u nda nga jeta me 13 tetor të vitit 2016.


Flash Lajme

Më të lexuarat