Genta Ismajli paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me një artist të famshëm turk.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka nisur punën për këngën e re në bashkëpunim me një artist turk.

Lajmin e kanë e ka konfirmuar vetë Genta, por nuk e ka zbuluar emrin e artistit, duke lënë surprizë për fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.

“Do jetë një befasi dhe për momentin nuk do t’ia zbuloj emrin e këngëtarit, por kënga do jetë në gjuhën turke”, ka thënë ajo.

Sakaq, Genta shton se kjo surprizë do u pëlqej të gjithëve, duke marrë parasysh që është një këngëtar shumë i famshëm në Turqi.

Kujtojmë që bukuroshja për më shumë se një vit jeton mes Kosovës dhe Turqisë, për shkak të lidhjes me biznesmenin Huseyin Usta


Flash Lajme

Më të lexuarat