Aktori i humorit Gentian Zenelaj është shumë aktiv në rrjete sociale dhe shpesh herë u kthen edhe përgjigje ndjekësve.

Së fundmi, një ndër ndjekësit e ka kritikuar për përdorimin e fjalëve të huaja, duke i shkruar: “U bërët të gjithë italian! Sa shumë e keni qef ta humbasni gjuhën shqipe, kënaquni ju artistat, moderatorët etj.

Sa keq për një aktor që nuk ka shprehje në gjuhën amtare.”

Ndërsa Genti nuk ia ka kursyer një përgjigje epike, duke ia mbyllur mirë gojën.

“A unë vdes për komente të tilla… ku shqipja shkruhet ‘u bërët’… ‘humbasni’… dhe madje përdor edhe fjalën shqipe puro ‘moderator’… ty s’po të bëj bllok se qenke simpatik, më ngrenë humorin tipat si ti”, ka replikuar ai.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All