Këngëtari Bertan Asllani, dikur ishte një nga emrat më të dashur të muzikës për popullin shqiptar.

Prej vitesh ai është zhvendosur në Turqi, ku ka rinisur një karrierë të re në muzikë dhe aktrim, teksa muaj më parë ka shpallur edhe fejesën e tij.

Bertan Asllani është i fejuar me bukuroshen turke Hazal Senel, me të cilën rrallë është paraqitur në rrjetet sociale.

Megjithatë së fundmi, këngëtari me origjinë shqiptare ka publikuar një fotografi me të fejuarën e tij, ku shfaqet mjaft i lumtur dhe i dashuruar pranë saj.

View this post on Instagram

🖤🤍

A post shared by bertanasllani (@bertanasllani) on

Pëlqimet dhe nga ana e ndjekësve për çiftin kanë qenë shumta, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë mes tyre.

Bertan Asllani është i njohur veçanërisht për dy hitet e tij “Akoma të du” dhe “Kujt në vendin tim”, të cilat edhe sot e kësaj dite dëgjohen dhe mbahen mend nga publiku.


Flash Lajme

Më të lexuarat