Artisti Ergi Dini do të festonte sot 26-vjetorin e lindjes. Ai humbi jetën në vitin 2016 pas një aksidenti tragjik me motor. Për Barbanën, motrën e tij, ishte një humbje e madhe të cilën e shpreh herë pas here me dedikimet e saj prekëse në rrjetet sociale.



Teksa ka publikuar një foto të Ergit në ‘Instagram’ ajo ka shkruar dhe një dedikim të ndjerë me të cilin i ka emocionuar të gjithë.

“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All