“Mrekullia në qelinë e 7-të” ishte filmi më i ndjekur dhe i komentuar gjatë periudhës së karantinës në rrjetet sociale në shumë shtete të botës, përfshirë këtu edhe vendin tonë.



Por, lajm i bukur vjen për të gjithë shqiptarët. ‘Memo’, aktori kryesor i këtij filmi, do të japë një intervistë për audiencën shqiptare. Aktori Aras Bulut Iynemli, do të jetë i ftuar në emisionin “Qejfi ma i madh se Stambolli”, në Klan Kosova.

Ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”. Kujtojmë se Aras mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.


Flash Lajme

Më të lexuarat