Historia e dashurisë së dyshes së njohur Stresi dhe Keisi siç duket ka nisur në lagje. Ka qenë Stresi ai që ka kujtuar këto kohë me nostalgji në ‘Instagram’, ku ka publikuar një foto të vjetër.

Në fillimet e tyre, reperi priste poshtë pallatit që Kejsi të dilte në lagje për ta parë. Koha kur ngacmoja Keisin, në lagje!- ka shkruar reperi me nota humori.

Kujtojmë se javën që lamë pas teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan” Stresit iu kërkua të bënte një foto me Trejsi Sejdinin nga një shtrat i improvizuar në studio dhe ta postonte në Instagram. Para sfidës reperi u shpreh “Keis, është vetëm lojë!”, duke u siguruar që Keisi mos ta keqkuptonte postimin e kësaj fotoje.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All