Dy vite më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë, ndërsa u bekuan me një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Ajka. Dyshja janë shumë të përkushtuar ndaj vogëlushes dhe publikojnë shpesh momente pranë saj në rrjete sociale.

Mirëpo, këngëtarja Xhensila Myrtezaj na la pa fjalë me gjestin e fundit të bërë për të bijën…



Ajo i ka kushtuar të bijës një tatuazh shumë të bukur minimalist, por që tregon shumë për dashurinë nënë bijë. Kengetarja ka gdhendur emrin e Ajkës në gishtat e saj, që kur bashkohen formojnë lutjen.

“Lutja ime… ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre”, – ka shkruar këngëtarja krahas lutjes.


Flash Lajme

Më të lexuarat