I dedikon një këngë, Demi Lovatoi bën bllok në çdo aplikacion ish-it
Pas ndarjes nga Demi Lovato, Max Ehrich ka publikuar një këngë të re të titulluar ‘I’m afraid’.

Nga teksti kuptohet se ky projekt është një dedikim për ish-të fejuarën e tij, e cila deri më tani ka shmangur çdo kontakt me Max.

Burime për ‘Enews’ kanë treguar gjithashtu se Max tenton gjithë kohës të komunikojë me Demi-n, por ajo e ka bllokuar në çdo vend, njëjtë siç kanë vepruar dhe të afërmit e saj pas përpjekjeve të shumta të Ehrich për t’ju afruar.

Deri më tani Lovato e ka lënë çdo gjë në dorë të avokatëve të saj, duke e shmangur totalisht kontaktin me Max.


Flash Lajme

Më të lexuarat