Ardian Bujupi, këngëtari shqiptar me famë në Gjermani e Zvicër, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush Luan. Teksa tregonte për albumin e tij të fundit “Rahat”, Ardiani u pyet nëse dikush i kishte rrëmbyer zemrën apo jo.



Ardiani u pyet se si e ka emrin “Zhulieta” e tij dhe ai nuk është menduar dy herë, ndërsa ka përmendur emrin e Sabrines. Këngëtari tha se janë ndarë, por se ai vazhdon ende ta dojë.

Lidhja e tij me Sabrine u zbulua pak muaj më parë, por që ai e mohoi.

Sabrine Khan ka qenë protagnosite në klipin “Modela” të këngëtarit. Ajo është e famshme në Gjermani ku njihet si kërcimtare nga videot që publikon në Youtube.


Flash Lajme

Më të lexuarat