Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes pas arrestimit në kufirin shqiptar e më pas për lajmet mbi një histori dashurie me biznesmenin  Fisnik Syla. Ky i fundit  e surprizoi këngëtaren me një propozim romantik për martesë.



Ai i dhuroi një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamante.

Ndonëse Fjolla e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën e saj private më parë, tashmë ajo ka vendosur të shfaqet hapur me partnerin e saj. Këngëtarja ka postuar një foto krah Sylës dhe shkruan se dashuria e tyre ka fituar pavarësisht pengesave dhe vuajtjeve.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla.

aq
<
>

Flash Lajme

Më të lexuarat