E për djalin që i ka rrëmbyer zemrën, këngëtarja ka bërë një dedikim në rrjetin social Instagram.

Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë.

Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është ne gjendje te superoj çdo vështirësi çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua”, ka shkruar Fjolla Morina krahas fotografisë në të cilën shihet pranë të dashurit, Fisnik Syla.

Ndryshe, Fjolla Morina që nga muaji shtator po vuan dënimin e vendosur nga gjykata “arr’est shtëpie” pasi në makinën e saj iu gjetën dy pistoleta.


Flash Lajme

Më të lexuarat