Butrin Imeri është njëri ndër këngëtarët më të përfolur të momentit, të gjitha projektet muzikore të tij të cilat publikohen kthehen në hite dhe mbeten të tilla.

Ditën e djeshme Butrinti ka publikuar një këngë të re në kanalin e tij në Youtube dhe në rrjete sociale.Ai shihet i ulur në tokë gjersa i këndon dashurisë, ndërkaq projekti titullohet “Anlasana” dhe për shumë fansa ky titull ishte i dëgjuar madje edhe melodia e kësaj kënge si duket është dëgjuar më parë, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë pikërisht për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull, kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë akuzat që kjo këngë e Butrintit është e vjedhur, por në fakt ajo është remake.Këtë e ka sqaruar edhe vetë Butrinti, i cili si rrallëherë i ka kthyer koment një fansi, duke mohuar akuzat.

“Vjedh babe, vjedh. Të ka ardh dita”- ka shkruar fansi. Ndërkohë, Butrinti ka sqaruar: “Lexoje mirë titullin, ustah.”Kjo është kënga në turqisht, që ndonëse është shumë e vjetër, dhe mbetet një nga hitet më të bukura në muzikën turke.


Flash Lajme

Më të lexuarat