Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre, por vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet e mira.

Ata takohen shpesh bashkë dhe arsyeja kryesore mbetet vajza, Renee.

Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here.

Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij ndërsa diçka të tillë e ka bërë edhe Nora.

Duke qenë se ish-bashkëshorti i saj do të nisë një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në profilin e saj në Instagram.


Flash Lajme

Më të lexuarat