Modelja shqiptare Oriola Marashi e cila njihet për linjat e saj joshëse, ka lidhur një kontratë me markën më të njohur të veshjeve dhe aksesorëve “Guess”.



Modelja e njohur ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” me një nga veshjet e saj të preferuara. Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja me anë të postimeve në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku  ka ndarë me ndjekësit disa video duke u përgatitur nga grimierët për spektaklin.

“Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. I dua veshjet e mia”, ka shkruar Oriola përkrah videove.

Kujtojmë se, Oriola ka qenë edhe më herët pjesë e sfilatave të “Guess” dhe debutimin e saj të parë për firmën e pati disa muaj më parë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All