Me postimet e fundit në ‘Instastory’, modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka treguar se ka hapur sfilatën e ‘Guess’ me performancën e saj.

Ajo ka ndarë disa video ku duket se grimierët janë duke u kujdesur për pamjen e saj, krah të cilave ka shkruar: “Duke hapur shfaqjen, e nderuar! Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë”.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe Marashi ka ndarë sete fotografike të ndryshme me ndjekësit e saj, duke treguar se puna për të dhe pasionin e saj ka vazhduar njësoj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Oriola sfilon në një pasarelë të huaj, pasi dhe më parë ajo ka qenë pjesë e sfilatave të firmës së njohur ‘Guess’.


Flash Lajme

Më të lexuarat