Këngëtarja e njohur, Kida ka vendosur të bëjë një tatuazh të ri në trupin e saj. Ajo ka treguar me fotot në ‘Instastory’ se ka bërë tatuazh një tigër mbi krahun e saj.

“Ata urrejnë sepse është më e thjeshtë se sa të më kafshojnë mua”, ka shkruar Kida duke shpjeguar dhe domethënien e tij.

Kida nuk ka shtuar asnjë detaj tjetër, duke mos zbuluar nëse ky tatuazh lidhet me një ndodhi në jetën e saj apo me persona të caktuar. Kujtojmë se projekti i fundit i saj ka qenë ai i titulluar ‘Edhe sa’, i cili numëron 11 milionë klikime.


Flash Lajme

Më të lexuarat