Djali i madh i Victoria dhe David Beckham u fejua me aktoren Nicola Peltz vetëm pak muaj më parë.

Ata shpallën fejesën në muajin korrik të këtij viti, kur Brooklyn i propozoi Nicole me unazën me diamant.

Mësohet se dyshja ka zgjedhur një vend mahnitës në Itali për ceremoninë e martesës, por për shkak të Covid-19, dita e dasmës u shty për në në vitin 2022.

Në “Borgo Egnazia”, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milion paund.

Kjo nuk është martesa e vtme Vip që do të mbahet këtu, pasi në vitin 2012 u martuan, Justin Timberlake dhe Jessica Biel.

Kujtojmë se edhe prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria Beckham kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në moshë shumë të vogël, histori e cila ka frymëzuar shumë të rinj.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All