Fero po vjen me një album të ri së shpejti.

Fero, i cili njihet si reperi që bën zhurmën më të madhe në estradën shqiptare duket se është gati të lansojë albumit e ri.

Burime të sigurta të lajmi.net. informojnë se Fero ka përfunduar albumin dhe është i gatshëm për të qenë në treg muajin tjetër ose më se largu në fund të viti.

Sipas burimeve të njëjta, albumi i Feros do të këtë surpriza dhe do të quhet “GOAT”. Nuk dihet pse ka ardhur në përfundim për një emër të tillë të albumit, por për një gjë jemi të sigurt se Fero është i “jashtëzakonshëm” në fjalorthin e tij.

Ndërsa, Fero ende nuk është bërë i gjallë në rrjete sociale, por me sa mund të shohim nga publikimet e të dashurës Arbenita Ismajli, në krahët e së cilës është mjaftë i lumtur.

Sidoqoftë, në muajin gusht, Fero kishte premtuar disa surpriza brenda albumit, si bashkëpunime me reperë të njohur, një ndër ta është edhe Capital Bra por jo i vetmi sipas Feros.

Fansat e Feros janë duke pritur me padurim lanësimin e albumit, por lirshëm mund të themi se edhe kundërshtarët e tij në muzikë, gjë që nuk janë të paktë, po presin të analizojnë muzikën e të vetëquajturit “feromanit”.


Flash Lajme

Më të lexuarat