Loredana dhe Mozzik vijojnë të jenë në qendër të vemendjes për shkak të marrëdhënies së tyre. Të shumta janë detajet që flasin për një ribashkim mes dy reperave.  Vetë Loredana ka dalë ‘live’ mbrëmjen e djeshme në TikTok, teksa ndodhej në palestër, pasi siç na ka treguar po merret me boks, e padyshim nuk kishin si të mungonin pyetjet rreth Mozzik.



“Ku është Mozzik?“- ishte një nga pyetjet e fansave që nuk i ka shpëtuar Loredanës, e cila është përgjigjur “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.” Ndoshta ky është konfirmimi që fansat e këtij çifti ishin duke pritur.


Flash Lajme

Më të lexuarat