Pak ditë më parë, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Moderatorja dhe partneri i saj, Eduart Grishaj mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa pamje nga materniteti, kur vogëlushi nuk kishte ardhur akoma në jetë.

Arbana shfaqet e veshur me të bardha ndërsa ka qenë në pritje për të hyrë në sallën e lindjes.

“Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes.

Selfie i fundit shtatzënë!”, shkruan moderatorja krahas fotos.

Ndërkohë, gjithashtu ajo ndau një tjetër moment të veçantë, kur djali i madh Jon ka takuar për herë të parë vogëlushin.

“Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë”, shton moderatorja.

Ndërkaq, Arbana postoi ditën e djeshme imazhet e para pas lindjes së vogëlushit, ku shfaqej e veshur me një fustan të zi ndërsa mbante në dorë një trëndafil rozë.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishin linjat e moderatores, e cila në vetëm kaq pak ditë nga lindja dukej në super formë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All