Pak ditë më parë u zbulua lista e plotë me nominimet e MTV EMA për këtë vit. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, u nominua në kategoritë “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Ceremonia ndërkombëtare e çmimeve këtë vit ka shtuar disa kategori të reja si “Best L:atin”, “Video for good” dhe “Best Virtual Live”.

Por mesa duket në eventin madhështor nuk do të jetë vetëm Dua Lipa e pranishme nga shqiptarët e famshëm. Edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar se edhe ajo do të bëhet pjesë e MTV EMA-s, por do të ketë një rol tjetër.

Dua Lipa e Rita Ora bëhen bashkë nga eventi i

Këngëtarja ka treguar se ajo do të prezantoj këtë vit në event dhe është shprehur shumë e lumtur për këtë fakt. “E lumtur që do të prezantojë këtë vit në MTV EMA”, ka shkruar Rita shoqëruar me një foto të posterit të saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All