Mozzik ra pre e grabitjes ditën e djeshme.

Reperi bëri me dije përmes një postimi në rrjete sociale, se disa persona të paidentifikuar i kanë sulmuar studion muzikore.

Studios i janë thyer xhamat si dhe brenda saj janë vjedhur sende me vlerë.

Reperi shprehet se studioja muzikore për të është si një shtëpi e dytë ku kalon orë të tëra, ndërsa i ka quajtur këta persona njerëz të ligë.

Ai ka ndarë dhe një mesazh ndaj atyre që e kanë bërë këtë veprim, duke i këshilluar që të punojnë vetë e të mos vjedhin të tjerët.

“O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arritë duke ia thy dikujt vendin e punës, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio (shtëpia ime e dytë). E kish marrë një televizor, aman le t’kthehet e t’ja jap edhe digitronin”, – shkroi tepër i revoltuar Mozzik.

Ngjarja është referuar në polici. Nuk ka ende asnjë të ndaluar apo të dyshuar.

Reperi i njohur shënoi sukses me klipin e fundit dhe ishte duke punuar për projekte të reja


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All