Këngëtarja Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin kosovar Fisnik Syla vetëm pak ditë më parë.



Me anë të postimeve në ‘Instastory’, këngëtarja ka treguar se partneri i saj e surprizon herë pas herë, duke e bërë kështu të lumtur Fjollën.

Së fundmi, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto të sajën me një buqetë gjigante me trëndafila të cilën ia ka dhuruar Fisniku.

“Zemra ime më surprizon çdo ditë”- shkruan Fjolla.

Kujtojmë se këngëtarja ndodhet në Kukës prej disa javësh në arrest shtëpie, pas ndalimit në pikën kufitare, Morinë, pasi në mjetin e saj u gjendën dy armë zjarri. Fjolla ishte e shoqëruar dhe nga Fisniku.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All