Ditën e enjte Franca u trondit nga një sulm me thikë që ndodhi në Nice të Francës.

Disa persona u vënë në fokus të sulmit , tre prej të cilëve kanë gjetur vdekjen ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Të shumtë ishin personazhet e njohura që reaguan në lidhje me këtë ngjarje, ku nuk bëri përjashtim as këngëtarja me origjinë nga Shqipëria, Rita Ora.

Në një postim të saj të fundit, ajo ka shprehur shkurt dhimbjen dhe mbështetjen e saj për familjarët e viktimave të këtij sulmi.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar 29-vjeçarja.


Flash Lajme

Më të lexuarat