Pak ditë më parë Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia u bënë për herë të parë prindër të një vajze. Ndërkohë sot Elia Zaharia ka ndarë në profilin e saj zyrtar fotot e para familjare me vajzën e tyre në krah.

Ajo thotë se të qenit prind është një bekim që po e shijojnë të dy, ndërsa e lidh emrin e veçantë të princeshës dhe datën e lindjes së saj me mbretëreshën Geraldinë.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë” shkruan Princ Leka.


Flash Lajme

Më të lexuarat