Gold AG është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.

Pak kohë më parë, autori i hitit “Shqiptar” kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij, Ermira Shkodra, ndërsa bënë me dije se do të bëhen prindër për herë të parë.

Së fundmi, reperi ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës.

I ftuar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ai u shpreh se po bëhen me një djalë, të cilit tha se do t’i vendosin një emër shqiptar.

Kujtojmë që pak javë më parë, në një intervistë televizive, reperi shprehu dëshirën që fëmija e tyre të lindë me datë 28 Nëntor.

“Në nëntor pritet të lindë, ishalla me datë 28. Unë jam me prejardhje nga Presheva dhe ka tre vite nuk e kam parë vendlindjen time, për këtë jam i lidhur dhe e kam traditë familjarisht si nga ana e babait dhe dajave.

Në një koncert në Tiranë i thashë publikut se ne ju kemi dashur juve sikur nëna që e do fëmijën pa e parë”, tha reperi.


Flash Lajme

Më të lexuarat