Stresi dhe Fero po vijnë për herë të parë në një duet.

Dy reperët e njohur, Stresi dhe Fero kanë filluar përgatitjet për videoklipin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm, Stresi publikoi një video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, por nuk preferoi të japë shumë detaje.

Ai bëri të ditur se projekti në fjalë do të publikohet të premten, teksa fansat e presin me padurim këtë këngë.

“Gazetare te nderuar, portal, Kolege te nderuar publik i dashur. Te premten do te kemi nje super premiere: Ft???”, ka shkruar ai.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit këtë herë Stresi, i cili projektin e fundit e kishte në duet me Morenën.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All