Tayna e quan mbretëreshë Adelina Ismailin.Këto ditë po komentohet shumë një “freestyle” nga Tayna, me të cilin ‘thumboi’ Dafina Zeqirin.

Derisa përflitet se Tayna dhe Dafina kanë prishur raportet, disa artistë treguan publikisht pëlqimin për këtë “freestyle” të reperes.

Madje, Adelina Ismaili u shpreh e mahnitur nga interpretimi i saj, duke thënë “Woow! Wow! Si mund të më ketë ikur kjo? Tjetër nivel (flasim për komplekset)”, ka shkruar ajo.

Pas kësaj, Tayna e shpërndau atë postim në Instagram dhe i shkruan publiksht Adelinës “Të dua, mbretëreshë”.“Qe qe” mbetet projekti i fundit muzikor nga Tayna, ndërsa shumë shpejt vjen me këngë të re.


Flash Lajme

Më të lexuarat