Gjobave të policisë për mos mbajtjen e maskës në rrugë dhe në publik nuk i ka shpëtuar as Dojna Mema.

Moderatorja e njohur, cila është gjobitur për mosmbajtjen e maskës në rrugë ka reaguar e revoltuar ndaj uniformave blu.

Ajo ka rrëfyer mbrëmë në Instastoy-n e saj, se ka bërë një distancë shumë të shkurtër në këmbë dhe se kishte harruar të vendoste maskën dhe për këtë gjë ka marrë gjobë.

Ajo është shprehur se ata kanë reaguar në mënyrë shumë të ashpër ndaj saj, prandaj moderatorja ju ka dërguar një mesazh publikisht uniformave blu.

“Parkova makinën tek rrugica e Salës dhe piva një gotë verë me shoqen time dy lokale më poshtë. Që do të thotë nga makina që parkova tek lokali mund të jenë 3 metra distancë dhe për çështje shpejtësie nuk mora maskën se do futesha në lokal, – tha Mema. Dhe gjejni çfarë? Mora një gjobë! Ok, ishte faji im se dhe për ato 3 metra duhej ta kisha maskën me vete, por a mundet ju lutem të tregoheni pak më të sjellshëm kur ndaloni njeëzit në rrugë. Në një formë totalisht harbute dhe gati gati sikur kisha vjedhur diçka. Ishte ndjesi shumë e shpifur se më erdhi një ulërimë nga mbrapa nga 2 policë të veshur me uniformë dhe nga 1 burrë që nuk ishte veshur me uniformë dhe që më bërtiste dhe më thoshte se do më çonte në komisariat nëse nuk nxirrja në moment kartën time të identitetit, duke i thënë që makinën e kam 2 metra më poshtë dhe duke e hapur makinën me çelës, sepse arrinte deri aty”.

“E kuptoj që të gjithë ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, shumë ezauruese dhe për forcat e policisë, por ju lutem të tregoheni më të sjellshëm, sepse është vërtetë shumë e rëndë nga ana psikologjike të ndalosh dikë në rrugë dhe t’i thuash do të fus në komisariat, përpos faktit që unë mora gjobën për të cilën nuk refuzova ta merrja, apo refuzova ta paguaja në momentin që duhet ta paguaj. Thjesht pak më shumë njerëzillëk ju lutem!”, është shprehur Dojna.

https://www.instagram.com/p/CHAHjzqsKOf/


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All