Do të duhej arrestimi i Fjolla Morinës dhe i Fisnik Sylës që të zbulohej mashkulli që mbulonte me dhurata këngëtaren seksi. Menjëherë pas arrestimit, “Bluetooth” zbuloi se në fakt Fjolla dhe Fisniku ishin më shumë se miq.

Menjëherë pas lirimit të të dyve, biznesmeni i propozoi për martesë dhe vetë Fjolla zgjodhi ta bëjë publike tashmë historinë e saj sekrete. Por duket se kjo histori ka lënë inat dhe mllef tek ish-bashkëshortja e Sylës, që nuk i ka kursyer ofendimet ndaj këngëtares. Ish-bashkëshortja e Fisnik Sylës ka rrëfyer për “nZoom”, se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie ka marrë fund dhe se shkaku i fundit të kësaj marrëdhënieje është bërë këngëtarja. “Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”, – mësohet të jetë shprehur ajo.



Nga ana tjetër, Fjolla duket më e lumtur se kurrë dhe nuk i ndal fotot dhe videot me partnerin e saj, ndonëse në arrest shtëpie. “Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë, atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkroi Fjolla Morina poshtë fotos, duke konfirmuar kështu atë që përflitej. Nga reagimi i ashpër i nënës së dy djemve të Fisnikut, duket se kjo lidhje ka nisur qëkur ky i fundit ka qenë i martuar dhe pikërisht Fjolla është bërë shkak për ndarjen e tyre. Kujtojmë se edhe në dëshminë e tyre pas arrestimit, të dy deklaruan se ishin në një lidhje bashkë dhe së shpejti do të martoheshin. Tashmë mbetet që këngëtarja të mbarojë dënimin e saj me arrest shtëpie dhe të celebrojë dashurinë e saj me biznesmenin e fuqishëm. Fjolla me dy vajzat dhe Fisniku me dy djemtë, janë tashmë një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it tonë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All