Festa e Halloween-it është pritur në formën më të veçantë në shtëpinë e Ermal Mamaqit dhe Amit. Ka qenë Amarda, ajo e cila ka ndarë disa video ku ka zbuluar ambientin e zbukuruar që nga dera e shtëpisë me elementët e frikshëm që e karakterizojnë këtë datë dhe deri tek shtëpia brenda.



Fëmijët duket se janë mbledhur aty së bashku me shokët e tyre për të luajtur dhe argëtuar bashkë, duke e “festuar” pranë njëri-tjetrit halloween-in.

Me siguri Ermali dhe Ami kanë menduar çdo detaj që kjo mbrëmje të jetë plot surpriza të bukura dhe lojra zbavitëse për fëmijët.


Flash Lajme

Më të lexuarat