Edhe Ledri Vula mbështet ish-krerët e UÇK-së.
Ditët e fundit, pas arrestimit nga Gjykata Speciale, ish-krerët e UÇK-së kanë dalë para Gjykatës në seancat e para ndaj tyre, shkruan lajmi.net.

Pas arrestimit të tyre, ka filluar nisma “Liria ka emër”, e cila mbështet të gjithë ata që luftuan për lirinë që ne sot e gëzojmë.

Po ashtu, çdo ditë publikohet nga një rrëfim të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët që në rini ishin të gatshëm ta mbronin atdheun.

Së fundi, reperi Ledri Vula ka treguar mbështetjen për këtë nismë, duke ndarë rrëfimin e Avniut, që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur ishte 18 vjeç.

https://www.instagram.com/accounts/login/?next=/tv/CHx0UT6BBLY/%3Futm_source%3Dig_embed

“Avniu 18 vjeç ne vend se me dal me shku ne fakultet, ose me dal me dosta, ose me dal deri ne Prishtine, ose me u gezu per suksese te dostave, ai e ka kap pushken qe sot 18 vjeçaret me shku ne fakultet ne gjuhe te vet, me pi kafe me dosta pa frike se i vjen dikush nga mbrapa, me shku kah te dojne pa frike se i ndal policia ne postbllok, e ka kap pushken qe dosti dostin mos me pa te vrame e as te plagosun vetem pse eshte shqiptar.
Avniu eshte vetem nje fryme prej shume frymeve qe kane luftu per lirine e vendit te vet. Ka luftu per mu, per ty, per ate… ka luftu per neve…
#LiriaKaEmer“, thuhet në postimin e Ledrit.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Ledri Vula është “Si baba”, këngë që ia dedikoi vajzës që pritet të vije në jetë.


Flash Lajme

Më të lexuarat