Blogerja e njohur, Linda Lido ka humbur nënë e saj nga Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë blogerja me anë të një postimi në rrjete sociale.



Blogerja publikoi një foto të nënës së saj, ku shkruan se ajo luftoi shumë që ta fitonte betejën me virusin, por fatkeqësisht Covid-19 e mposhti atë.

“Ti luftove fort e embla ime per te mos u larguar nga kjo jete ,,ne luftuam bashke dhe une te premtova qe do ishim bashke deri ne fund. Me fal o ma qe nuk e mbajta fjalen por te lutem nese je duke me pare me jep bekimin tend dhe pak nga forca jote.

Une kam pas frike nga vdekja por tani qe ti nuk je me asgje nuk me tremb sepse e di qe ti do me presesh me krahe hapur siç beje gjithmonë.

Te gjithe me thone behu e forte por une forcen time e futa ne dhe sot, ti ishte forca ime, mbeshtetja ime me e madhe.Qofte mallkuar ky virus qe t’u rikthye dhe te largoi prej meje pergjithmone. Pusho ne paqe se luftove mjaftueshem. Linda jote nuk do qesh dot me kurre si kete foto prane teje”, – shkruan blogerja.

https://www.instagram.com/p/CHvPj5NH6hD/


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All