Sot është një ditë e veçantë në familjen Kallaku, ndërsa Besi mbush jo pak por 35 vjeç. E në këtë përvjetor nuk kishte si të mos organizonte një festë të bukur.



Sikundër ai nuk e ka mohuar asnjëherë faktin se është rritur në Bubq, edhe kjo festë duket sikur ishte organizuar atje dhe kishte të gjitha motivet nga jeta në fshat.

Në një foto ai ka pozuar me Xhensilën dhe Ajkën dhe të tre janë përshtatur në look me fabulën e festës.

Besi ka mbajtur edhe një fjalim shumë të ngohtë së bashku me Ajkën. Ai ka falenderuar të gjithë miqtë dhe nuk ka harruar të përmend edhe Bubqin për të cilin shprehet se e bëri katunarin më të famshëm dhe ai e bëri atë katunin më të famshëm.

Më herët ditën e sotme, Xhensila i ka bërë një super urim.

Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila përkrah fotove me Besin.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All