Bebe Rexha ka treguar gjithmonë se është shumë krenare për origjinën shqiptare.

Autorja e hitit “I’m a mess” ruan një raport të mirë me artistet e tjera shqiptare që kanë arritur të ecin përpara në rrugën drejt suksesit ndërkombëtar.

Një gjë të tillë ka bërë së fundmi me disa postime që ka bërë në rrjete sociale. Bebe ka treguar suport maksimal ndaj Enisa Nikajt dhe Dua Lipës, të cilat kanë publikuar projektet e tyre të reja.

“Do i suportoj motrat e mia shqiptare”, ka shkruar Bebe krah videos së Enisës, teksa krah videos së Duas shkruan: “Shumë nxehtë!”. Projekti më i fundit i Enisës mban titullin “Dumb Boy”, ndërsa Dua publikoi bashkëpunimin e shumëpritur me Miley Cyrus.


Flash Lajme

Më të lexuarat