Emisioni “Express Rozë” me Festa Qoqaj ka nisur premierën sot në televizionin T7.

Robert Berisha në intervistën kryesore këtë javë ka folur mbi jetën e tij personale duke treguar se a do të martohet përsëri.

“Unë për t’u martuar, se kam qëllim të martohem. E kam bë një damë të mirë, ka qenë një parti i artistave, ka pasë program të mirë. S’e di a kisha mundur me bo prapë qasi dasme. Me u martu prapë jo, por ndonjë bashkëjetesë nuk i dihet”, ka thënë Berisha.

Roberti gjithashtu tha në një pjesë të intervistës se edhe gjatë kohës sa ka qenë i martuar ka qenë single.

“Edhe kur kam qenë i martuar, kam qenë single”, shtoi Berisha.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All