Modelja e njohur Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston herë pas here foto nga më të ndryshmet.

Mirëpo, së fundmi ajo ka publikuar një status në Instastory, ku flitet për njerëzit gënjeshtarë, të cilët gënjejnë duke të parë në sy.

Ndonëse Adrola e ka huazuar, fakti që ajo e ka shpërndarë të lë të kuptosh se i ka ndodhur të përballet me të tillë njerëz, të cilëve mesa duket i ka kthyer përgjigje.

“Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë. Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz. Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”, ka shkruar modelja.


Flash Lajme

Më të lexuarat