Ditën e djeshme reperi Stresi ka ndarë një foto me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar ata me njëri-tjetrin gjatë lidhjes. Duket se pas shumë ulje-ngritjeje, çifti ia ka dalë të mbajë gjallë dashurinë e tyre dhe sot janë sërish bashkë.

Ai ka publikuar një foto, në të cilën të dy duken si fëmijë për shkak të një efekti në “Snapchat”. Reperi është shprehur se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’iu bëjnë keq, por reperi ka treguar se gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, duke qenë kështu edhe shokë shumë të mirë. “Kur u njohëm, ishim të vegjël. Kaluam sfida, kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë, por në fund këta s’e dinë që jemi shokë të ngushtë”, shkruan Stresi, në foton e publikuar. E sigurisht nuk mund të mungonte as një reagim nga ana e Keisit, e cila ka rishpërndarë në “Instastory” postimin e reperit, duke e shoqëruar me fjalët më të mira për partnerin e saj.



“Nga rinia deri në pleqni, sido t’vijë jeta, je me të vërtetë shoku im më i mirë, por edhe familja ime”, ka shkruar Keisi. Kujtojmë se Stresi dhe Keisi kanë qenë gjatë gjithë verës në qendër të vëmendjes, pasi mediat dyshuan për një ndarje të mundshme mes tyre. Megjithatë, i ftuar në “Shiko Kush Luan”, Stresi i hodhi poshtë të gjithë zërat, duke thënë se janë ende bashkë. Ai madje tregoi disa ditë pas kësaj interviste se në planet e tyre paska qenë edhe dasma, por për shkak të pandemisë e kanë lënë për një moment të dytë. Ndër të tjera, reperi bëri edhe deklaratën më romantike të mundshme, duke thënë se është shumë me fat që ka Keisin në krahë dhe se është shumë e vështirë të gjesh një vajzë si ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All