Modelja shqiptare Greiss Petroviç është infektuar me COVID-19, ndërsa është në muajin e 9-të të shtatzënisë. Greiss Petroviç, e cila pritet të lindë djalin në fillim të dhjetorit, tha se ishte ruajtur shumë për të mos u prekur nga koronavirusi për shkak se kishte frikën e bebit.



Ajo rrëfeu se është izoluar në shtëpi pasi është infektuar e gjithë familja, por po e kalon mirë dhe ka simptoma të lehta. Ndërsa uroi që bebi të mos vijë në jetë derisa të shërohet nga COVID.

“Për fat të keq më zuri dhe jam ruajtur shumë. Kam shumë pak ditë që jam prekur, 7-8 ditë. Po e kaloj mirë. Jemi të gjithë në shtëpi, na ka zënë të gjithëve. Do të doja shumë të mos e kaloja sepse kisha frikën e bebit. Jam gjithë kohës në kontakt me mjekë. Kisha menduar që në tre javët e fundit të shtatzënisë të mos takoja njeri, ta ndërprisja dhe punën. Dhe siç kisha menduar më ndodhi, por uroj që të mos vijë bebi derisa ta mbyll këtë dreq COVID-i,”- tha modelja, e ftuar në “Ftesë në 5”.


Flash Lajme

Më të lexuarat