Eleni Foureira ka folur së fundmi për origjinën e saj shqiptare. Këngëtarja u është përgjigjur pyetjeve të fansave në llogarinë e saj në Instagram.

Mes të tjerash, ajo thotë se ka lindur në Patos, më pas ka jetuar në Vlorë dhe në moshën 9-vjeçare emigruan në Greqi.

“Unë kam lindur në Patos, në Fier në të cilën nuk kam qenë kurrë sepse u larguam atje kur isha shumë e vogël, vetëm 3 vjeç. Dhe pastaj deri në 8-9 vjeç kemi qenë ​​në Vlorë dhe pastaj kam ardhur në Greqi”, ka thënë ajo, shkruan “Protothema”, përcjell abcnews.al.

E pyetur se sa gjuhë flet, Eleni shprehet se greqishten e cilëson si gjuhën e saj amtare, ndërsa shton se di pak edhe shqip.

“ Unë flas greqisht që e konsderoj dhe gjuhën amtare, anglisht, pak spanjisht dhe pak shqip”, thekson këngëtarja.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All