Moderatorja bukuroshe Lei Kraja njoftoi pak ditë më parë se ishte infektuar me Covid-19, duke u detyruar kështu që emisionin e saj ta prezantonte nga shtëpia.
Mirëpo, në vetëm pak ditë moderatorja ka mundur të fitojë betejën me Covid-19 dhe ka dalë më në fund nga izolimi.
Me anë të disa postimeve në llogarinë e saj ‘Instagram’, Lei ka treguar se po shijon ditë e parë të lirisë.
“Bye Corona”, shkruan Lei në njërën nga fotot në rrjetet sociale, ku ka pozuar e veshur me një bluzë të bardhë, ndërsa ka vendosur edhe një palë syze të errëta.
Ndërsa në një foto tjetër, ku shfaqet shumë joshëse, moderatorja shkruan: “Post Covid brakeup. Not gomna mis u”.

<
►
>