Emisioni “Për’puthen” është kthyer në emisionin më të ndjekur e të komentuar të këtyre javëve dhe ka nxitur debate të shumta në media e rrjete sociale.



Shqipe Hysenaj, një ndër konkurrentet e cila u pezullua pasi “ka shfaqur sjellje të papërshtatme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror”, sicc është shprehur moderatorja e emisionit Bora Zemani, është shprehur gjatë një interviste për “n’Kosovë show”, se personazhet në emisionin ishin fallco dhe ngjarjet që serviren në ekran s’janë reale.

“Për mua, më mirë një person të jetë vetja sesa i shtirur. Ata janë komplet të shtirur.”- u shpreh ish-konkurrentja gjatë intervistës. Shqipja tregoi se nuk i beson aspak lotëve apo ndjenjave të tyre, të cilat sipas saj janë të qëllimshme për të arritur diku dhe për të fituar diçka.

Kur u pyet se cilët janë më fallco në emision, femrat apo meshkujt, ajo u përgjigj “padyshim femrat”. Ish-konkurrentja bëri deklaratën e fortë duke u shprehur se vajzat në “Për’puthen” janë aq fallco, saqë ajo beson se dy prej tyre kanë romanca dashurie jashtë emisionit.

Megjithatë, Shqipja preferoi të mos i zbulonte emrat e tyre.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All