Suksesi i dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahiti nuk njeh limite. Pas bashkëpunimit me një sërë emrash të njohur ndërkombëtarë, kësaj here ka qenë Paris Hilton që i ka besuar veshjen për në ceremoninë e “American Music Awards”.

Fustani i argjendë i kombinuar me një palë këpucë të së njëjtës nuancë u vlerësua si nga më të mirët në “AMAs 2020”. Sahiti ka depërtuar prej kohësh përtej kufijve shqiptarë me krijimet e tij, që u modeluan për yje të njohur në evenimente të rëndësishme.

https://www.instagram.com/p/CH7canypFRq/?utm_source=ig_embed

Iskra Lawrence, Cardi B, Hadise, Beyonce janë ndër personazhet publikë që kanë shkëlqyer me krijimet e tij. Në një intervistë, dizajneri është shprehur: “Është shumë e vështirë të prodhosh ide çdo ditë, por me ç’kam kuptuar kjo më mban gjallë dhe i jep kuptim emrit tim, ndryshe nuk do isha Valdrin, por do isha një njeri tepër i zakontë.”


Flash Lajme

Më të lexuarat