Arjola Demiri është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Aktorja është nënë e tre fëmijëve dhe gjithmonë ka treguar gjithmonë lidhjen e fortë që ka me ta.

Së fundmi, Arjola tregoi në “Why Not” një situatë gazmore me fëmijët e saj në plazh. Për të mos mbetur beqare, aktorja ia ndaloi vajzave vajzave ta thërrisnin “mami” dhe i detyroi t’i drejtoheshin me “teze”.

“Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte me pushime tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërisnin këto më thoshin: “Moj mami i këtyre je ti?”.

Edhe unë i përgjigjesha po mami i tyre jam. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërrisni më mami se po tërhiqni vëmendjen, më latë beqarë për gjithë jetën, ju lutem më thërrisni teze”, ka treguar aktorja me humor.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All