Pak muaj më parë Ronela Hajati zbuloi gjatë një interviste se nuk është më në një lidhje me Young Zerkën, pasi deklaroi se është beqare.

Edhe pse të dy e kanë pranuar ndarjen, asnjëri prej tyre nuk ka treguar arsyen se pse i dhanë fund marrëdhënies 5-vjeçare.

Teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”, Zerka zbuloi se ndarja nuk ka qenë miqësore, prandaj reperi ka fshirë edhe numrin e saj nga telefoni.

I pyetur nga Luana Vjollca nëse i ka fshirë të gjitha mesazhet në “Whats App” që ka shkëmbyer me Ronelën, këngëtari u përgjigj:

“Po, po! I kam fshirë të gjitha! Nuk kam lënë më asgjë!”

Me këtë përgjgje ai la të nënkuptohet se dyshja nuk kanë ruajtur as miqësi dhe se tashmë çdo gjë e kanë hedhur pas krahëve.


Flash Lajme

Më të lexuarat